Zjarrëfikësit intervenojnë në Shkollën Fillore “Sylejman Vokshi” në Deçan
Gjatë mesnatës është raportuar një zjarr në drutë e ngrohjes së Shkollës Fillore “Sylejman Vokshi” në Deçan. Zjarrfikësit e kanë shuar atë menjëherë, ndërsa procesi mësimor vazhdon pa ndërprerje.

Zjarrëfikësit intervenojnë në Shkollën Fillore “Sylejman Vokshi” në Deçan
Gjatë mesnatës së mbrëmshme, rreth orës 02:00, Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan është njoftuar nga drejtori i Shkollës Fillore “Sylejman Vokshi” për një incident zjarri, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e njësive të zjarrfikësve për shuarjen e tij.
Sipas informacioneve të marra, zjarri kishte përfshirë drutë e përdorur për ngrohje të shkollës, ndërsa shkaku i saktë i këtij incidenti ende nuk dihet.
Menjëherë pas njoftimit, janë lajmëruar edhe forcat e Policisë së Kosovës, të cilat po kryejnë hetimet në përputhje me procedurat ligjore.
“Procesi mësimor në Shkollën Fillore “Sylejman Vokshi” do të vazhdojë pa asnjë ndërprerje, pasi shkolla është e pajisur edhe me kondicionerë për ngrohje.”
Drejtori Besnik Hulaj ka konfirmuar se shkolla do të furnizohet menjëherë me dru të rinj për ngrohje, duke siguruar që mësimi të zhvillohet normalisht.
Incidenti nuk ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe as nuk ka raportuar të lënduar. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.


