BE konfirmon: Masat financiare ndaj Kosovës hiqen brenda disa javësh, lirohen mbi 400 milionë euro
Komisioni Evropian ka konfirmuar heqjen e shpejtë të masave financiare ndaj Kosovës, duke liruar mbi 400 milionë euro në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

BE konfirmon: Masat financiare ndaj Kosovës hiqen brenda disa javësh, lirohen mbi 400 milionë euro
Komisioni Evropian ka konfirmuar se të gjitha masat financiare ndaj Kosovës mund të hiqen brenda disa javësh, sapo të përfundojnë procedurat e brendshme në Bruksel.
Drejtori i Drejtoratit për Zgjerim, Jan Koopman, ka bërë të ditur se, së bashku me pjesën e masave që tashmë janë hequr, për Kosovën do të lirohen mbi 400 milionë euro.
Aktualisht, puna është në fazën e programimit dhe kontraktimit.
““Ndërmjet programimit dhe kontraktimit, ne, në mënyrë efektive, në javët e ardhshme do t’i kishim hequr të gjitha masat financiare. Kjo është pak a shumë ajo që ka thënë Presidentja jonë dhe ajo që po planifikojmë të bëjmë tani, si dhe ajo që ne në të vërtetë po bëjmë në praktikë””
Koopman ka folur në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian lidhur me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, situata e Kosovës në këtë kontekst është relativisht e thjeshtë. Mjetet financiare do të lirohen sapo marrëveshjet përkatëse të ratifikohen në Kuvend – një proces i pamundur deri tani për shkak të mungesës së institucioneve funksionale.
"Tani kjo është diçka që shpresojmë se do të përfundojë së shpejti. Pas zgjedhjeve në dhjetor, presim formimin e shpejtë të qeverisë. Më pas, autoritetet mund ta finalizojnë këtë dokumentacion... Pas kësaj, do të jemi në gjendje të ecim shpejt," shtoi Koopman.
Autoritetet kosovare kanë punuar intensivisht në reformat e kërkuara, shumë prej tyre janë gati për zbatim të shpejtë. Kështu, sipas Koopman-it, Kosova mund të kapë ritmin me vendet e tjera të rajonit, por vetëm pas ratifikimit në Kuvend.
Kjo zhvillim vjen në një moment kyç për Kosovën, ndërsa pret formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit.


