PËRDITËSIM: Driton Selmanaj flet për skandalin e votave në Prizren: Do t'i shkoj deri në fund kësaj skeme kriminale
Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, reagon pas mospërputhjeve në rinumërim, duke e quajtur një skemë të organizuar kriminale dhe premton se do ta ndjekë deri në fund me organet hetuese.

PËRDITËSIM: Driton Selmanaj flet për skandalin e votave në Prizren: Do t'i shkoj deri në fund kësaj skeme kriminale
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve për 914 vendvotime të përcaktuara nga KQZ. Deri tani janë numëruar rreth 94% e tyre, duke nxjerrë në pah mospërputhje të mëdha në listën e LDK-së, veçanërisht për kandidatin Driton Selmanaj, i cili tani ka rreth 1.048 vota krahasuar me numërimin fillestar.
Në një prononcim për Indeksonline, Selmanaj e ka cilësuar këtë si një skemë të organizuar kriminale, duke u shprehur se pret reagimin e prokurorisë dhe hetuesisë.
““Unë mendoj që është një skemë e organizuar e për të cilën po pres shumë që prokuroria dhe hetuesia të japin fjalën e tyre, unë jam në dispozicion të plotë të krejt organeve hetuese që kësaj pune me i shku deri në fund””
Ai ka theksuar se as vetë si kandidat, as dega e LDK-së në Prizren nuk ka lidhje me abuzimet, por se tani po del një skemë e mirëorganizuar. Kjo ka lënduar integritetin e tij personal, pasi për mbi 30 vite është angazhuar për mbrojtjen e votës.
““Me bindje e them që unë si kandidat por edhe LDK-ja dega në Prizren nuk e ka asnjë lidhje të vetme me këtë proces abuzimi por tash po del që ekzistuar një skemë mirë e organizuar. Është lënduar integriteti im personal pasi që unë që mbi 30 vite jam angazhuar për mbrojtën e votës edhe kur s’kam qenë fare në politikë””
Selmanaj ka biseduar me komisionarët e LDK-së, të cilët të gjithë distancohen nga rasti. Tani, sipas tij, është rast për organet e drejtësisë.


