Gjykata Supreme refuzon si të pabazuar ankesën e PDK-së kundër PZAP-it
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar ankesën e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me fletëvotimet e pranuara me postë pas afatit ligjor.

Gjykata Supreme refuzon si të pabazuar ankesën e PDK-së kundër PZAP-it
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Bëhet fjalë për ankesën lidhur me fletëvotimet e pranuara me postë pas afatit të parashikuar.
PZAP-i kishte hedhur poshtë si të pas-afatshme ankesën ZP.Anr.69/2025 të datës 08.01.2026. PDK-ja kishte kërkuar nga Gjykata Supreme që të urdhëronte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të anulonte të gjitha fletëvotimet e pranuara me postë pas datës 29.12.2026, orë 16:00, përfshirë ato të pranuar më 02.01.2026 dhe 05.01.2026, si dhe të rishikonte rezultatin zgjedhor pa këto vota.
““Gjykata Supreme e Kosovës e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se ankesa është e pathemeltë. Gjykata Supreme, nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, e pranon në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së, me të cilin e ka hedhë poshtë si të pas-afatshme ankesën e subjektit politik: Partia Demokratike e Kosovës””
Gjykata Supreme vlerëson se afatet ligjore janë garanci për palën ankuese dhe detyrim për organet përgjegjëse për shqyrtimin e ankesave brenda afatit kohor. Veçanërisht, afatshmëria e ankesave në procesin zgjedhor është jetike për përmbylljen e tij pa prolongime.
Burimi: Telegrafi


