Krim

Ngjarje e rëndë në Greqi: Shqiptar 44-vjeçar vret me armë gjahu kryeplakun e fshatit, dyshohet për marrëdhënie intime me gruan e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Spathohori të Agrinjos, Greqi, ku një 44-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë gjahu kryeplakun e fshatit, Kostas Alexandris. Dyshohet për prapaskenë pasioni, pasi viktima ishte bashkëshorti i gruas me të cilën autori kishte lidhje intime. Autori u dorëzua vetë policisë pas disa orësh.

Nga Admin User
Ngjarje e rëndë në Greqi: Shqiptar 44-vjeçar vret me armë gjahu kryeplakun e fshatit, dyshohet për marrëdhënie intime me gruan e tij

Ngjarje e rëndë në Greqi: Shqiptar 44-vjeçar vret me armë gjahu kryeplakun e fshatit, dyshohet për marrëdhënie intime me gruan e tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Spathohori të Agrinjos në Greqi, ku një 44-vjeçar me shtetësi shqiptare dyshohet se ka vrarë me armë gjahu një 51-vjeçar grek, Kostas Alexandris.

Viktima ishte kryeplak i fshatit dhe baba i një fëmije të mitur. Sipas hetimeve paraprake, krimi ka prapaskenë erotike, pasi 51-vjeçari ishte bashkëshorti i gruas me të cilën autori kishte një lidhje intime.

Ngjarja ka ndodhur kur autori i ka ngritur një pritë viktimës dhe e ka qëlluar me çifte në momentin kur ai po afrohej me automjetin e tij. Pas goditjes, automjeti i viktimës ka rënë në një greminë, ku u zbulua nga banorët e zonës.

Disa orë pas krimit, 44-vjeçari ka kontaktuar policinë dhe ka pranuar autorësinë, duke shprehur pendim dhe dëshirë për t'u dorëzuar. Policia ka sekuestruar armën e krimit, e cila rezulton se mbahej me leje.

Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin lokal dhe po hetohet nga autoritetet greke. Nuk dyshohet se lidhet me detyrën zyrtare të viktimës.

Artikuj të Ngjashëm

Kthuni në Faqen e Parë