Plagosje me armë zjarri në Deçan: Tre të lënduar, pranga të dyshuarit
Tre persona janë plagosur me armë zjarri në një lokal në Deçan. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar armën e krimit.

Plagosje me armë zjarri në Deçan: Tre të lënduar, pranga të dyshuarit
Një incident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së martës në Deçan, ku tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në rrugën “Luan Haradinaj”.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 00:15. Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, duke gjetur në vendngjarje personat e lënduar, të cilët janë transportuar me urgjencë për në Spitalin Rajonal të Pejës.

Arrestimi i tё dyshuarit dhe sekuestrimi i armës
Policia ka arritur të arrestojë personin e dyshuar në vendin ku ndodhi krimi. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan:
- Një pistoletë e tipit Zoraki 9mm
- Një karikator i armës së njëjtë
- Nëntë fishekë të kalibrit 9mm
- Tri gëzhoja të gjetura në vendngjarje
Pas intervistimit nga hetuesit policorë, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë vendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë, derisa hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve të këtij rasti po vazhdojnë.


