Politikë

Kthesë nga Spanja? Thashethemet në Bruksel për statusin e vendit kandidat për Kosovën

Në Bruksel po qarkullojnë zëra se Spanja mund të tërhiqet nga bllokada ndaj Kosovës, duke lejuar shqyrtimin e aplikimit për statusin e vendit kandidat në BE. Çfarë pritet të ndodhë gjatë presidencës irlandeze?

Nga Admin User
Kthesë nga Spanja? Thashethemet në Bruksel për statusin e vendit kandidat për Kosovën

Një sinjal pozitiv nga Madridi?

Në korridoret e diplomacisë në Bruksel po qarkullon një thashethem i rëndësishëm që mund të ndryshojë rrjedhën e integrimit evropian të Kosovës. Sipas raportimeve të fundit, Spanja – shteti që ka mbajtur qëndrimin më të ashpër kundër pavarësisë së Kosovës brenda bllokut – mund të lejojë që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat të ecë përpara.

Lajmi është bërë i ditur nga Rikard Jozwiak, redaktor i fushës së diplomacisë në Radio Evropa e Lirë, në një analizë kushtuar mundësisë së heqjes së sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës, të vendosura në qershor të vitit 2023.

Brukseli po diskuton mundësinë e zhbllokimit të rrugës evropiane për Kosovën.

Rikthimi i angazhimit dhe roli i Irlandës

Sipas Jozwiak, Komisioni Evropian pritet të rikthejë angazhimin e plotë me Kosovën, i cili ishte reduktuar ndjeshëm pas masave ndëshkuese. Këto masa kishin pezulluar punën në Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe kishin ndalur qindra miliona euro fonde. Megjithatë, boshti i këtij ri-angazhimi mbetet përparimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse pesë shtetet mosnjohëse të BE-së (Spanja, Qipro, Greqia, Sllovakia dhe Rumania) e kishin bërë të qartë se nuk do të merreshin me aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat, kthesa e mundshme e Spanjës shihet si një moment kritik.

Aktualisht, mundësitë për lëvizje gjatë presidencës së Qipros mbeten minimale, duke qenë se ky shtet nuk e njeh pavarësinë. Por, shpresa po projektohet te gjysma e dytë e vitit, kur presidencën e BE-së do ta marrë Irlanda, vend i cili ka një qasje tjetër ndaj këtij procesi.

Korridoreve të Brukselit flitet që Spanja mund të lejojë që aplikimi i Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat të ec tutje.

Rikard Jozwiak (REL)

Artikuj të Ngjashëm

Kthuni në Faqen e Parë