
Bedri Hamza viziton Ramiz Lladrovcin në Drenas: Diskutuan mbështetjen për familjet e vërshimeve dhe zgjedhjet e brendshme të PDK-së
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ata kanë folur për ndihmën ndaj familjeve të prekura nga vërshimet, përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake dhe marshin e planifikuar për 17 shkurt në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.







