Politikë

PËRDITËSIM: Juniku drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kuvendin komunal – Kryesuesi zgjidhet me një ditë vonesë

Kuvendi Komunal i Junikut rrezikon shpërndarjen nga Qeveria pasi zgjodhi kryesuesin në ditën e 31-të, një ditë pas afatit ligjor prej 30 ditësh. Bashkëpunimi VV-AAK solli Leonard Llollunin në krye, por vonesa mund të çojë në zgjedhje të reja.

Nga Admin User
PËRDITËSIM: Juniku drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kuvendin komunal – Kryesuesi zgjidhet me një ditë vonesë

PËRDITËSIM: Bashkëpunimi VV-AAK në Junik zgjedh kryesuesin, por me vonesë ligjore që rrezikon zgjedhje të reja

Kuvendi Komunal i Junikut ka zgjedhur Leonard Llolluni nga AAK si kryesues, falë mbështetjes së Lëvizjes Vetëvendosje, duke lënë LDK-në jashtë pozites. Megjithatë, votimi u bë në ditën e 31-të nga themelimi i legjislaturës, duke shkelur afatin ligjor prej 30 ditësh dhe duke hapur rrugën për mundësinë e shpërndarjes së kuvendit nga Qeveria.

Në mbledhjen e fundit, Llolluni fitoi me 8 vota pro, ku dy asambleistë të VV-së mbështetën propozimin e AAK-së. Kandidati i LDK-së, Shpejtim Gacaferi, mori vetëm 7 vota.

Propozimi nga AAK u mbështet menjëherë nga kryetari i Qendrës së VV-së në Junik, z. Jetmir Tofaj, pa asnjë konsultim paraprak me strukturat apo me elektoratin. Një veprim i tillë, i papërgjegjshëm dhe politikisht i pajustifikueshëm, e shndërron z. Tofaj në mbështetës të drejtpërdrejtë të agjendës së AAK-së në Junik.

Ruzhdi Shehu, Kryetar i Komunës së Junikut

Sipas Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal (MAPL) obligohet ta njoftojë Qeverinë nëse komunat nuk zgjedhin kryesuesin brenda 30 ditëve nga themelimi i kuvendit. Në rast dështimi, Qeveria mund ta shpërndajë kuvendin si jofunksional.

Legjislaturën e re lokale në Junik e themeluan më 12 dhjetor 2025, pas zgjedhjeve të 12 tetorit 2025. Kryetari Ruzhdi Shehu (LDK) dha betimin për mandatin e dytë, së bashku me 15 asambleistët. Vonesa prej një dite mund të ketë pasoja serioze për stabilitetin lokal.

Shehu ka uruar Llollunin për detyrën dhe ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim, por tensionet politike vazhdojnë.

Artikuj të Ngjashëm

Kthuni në Faqen e Parë