Edi Rama në Abu Dhabi: Ndjek Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe publikon foto nga takimet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara. Ai ka publikuar foto nga takimet, duke e cilësuar mikpritjen si të paharrueshme dhe duke theksuar forcimin e bashkëpunimit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara për të marrë pjesë në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Gjatë vizitës së tij, Rama ka zhvilluar takime të rëndësishme dhe ka ndarë me ndjekësit në Facebook një album fotografik nga këto aktivitete.
“Mirëmëngjesi me fotoalbumin e një mikpritjeje të paharrueshme në Emiratet e Bashkuara, ku vendosëm piketa të reja të bashkëpunimit kuptimplotë që po forcohet dita-ditës, ju uroj një ditë të mbarë.”

Kreu i qeverisë shqiptare e ka përshkruar mikpritjen arabe si të paharrueshme dhe ka theksuar se janë vendosur piketa të reja bashkëpunimi që do të forcohen vazhdimisht.
Kjo vizitë vjen në kontekstin e forcimit të marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara.


