Shqipëri

Përditësim: Rama dhe Ivanka Trump qëndrojnë mbi 40 minuta për kafe në Vlorë, largohen drejt Orikumit

Kreu i qeverisë Edi Rama dhe Ivanka Trump kanë qëndruar për më shumë se 40 minuta duke pirë kafe në një restorant në Vlorë, para se të largohen me një makinë drejt Orikumit. Takimi zhvillohet nën masa të larta sigurie dhe diskutohet për investime në ishullin e Sazanit.

Nga Admin User
Përditësim: Rama dhe Ivanka Trump qëndrojnë mbi 40 minuta për kafe në Vlorë, largohen drejt Orikumit

Përditësim: Rama dhe Ivanka Trump qëndrojnë mbi 40 minuta për kafe në Vlorë, largohen drejt Orikumit

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, dhe vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, kanë vazhduar takimin e tyre në Vlorë. Të dy kanë qëndruar për më shumë se 40 minuta në një restorant lokal duke konsumuar kafe.

Edi Rama dhe Ivanka Trump largohen nga Vlora drejt Orikumit
Rama dhe Ivanka Trump largohen me makinë nga Vlora

Më pas, ata u larguan me një makinë drejt Orikumit, në kushte të sigurisë së shtuar. Më herët në Vlorë kishte mbërritur një delegacion tjetër i lartë nga SHBA.

Ky takim vjen pas mbërritjes së Ramës në Vlorë për të diskutuar mundësitë e investimeve në ishullin e Sazanit, ku pritet të marrin pjesë mbi 50 arkitektë ndërkombëtarë. Ivanka Trump shoqërohet nga bashkëshorti i saj, Jared Kushner.

Vizita u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, ndërsa më herët në Vlorë mbërriti një tjetër delegacion i lartë nga SHBA.

Indeks Online

Artikuj të Ngjashëm

Kthuni në Faqen e Parë