OSBE-ja në përvjetorin e Reçakut: Kurrë mos harro 45 jetët e humbura!
Misioni i OSBE-së në Kosovë përkujton 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, duke nderuar 45 civilët shqiptarë të vrarë dhe duke theksuar detyrën për drejtësi dhe llogaridhënie: "Kurrë mos harro!".

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka përkujtuar sërish 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, duke ndarë një mesazh të fortë në Facebook për 45 civilët shqiptarë të vrarë më 15 janar 1999 nga forcat serbe.
““Ne kujtojmë dhe nderojmë 45 jetët e humbura dhe u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të tyre. Një kujtesë për detyrën kolektive për të mbështetur të drejtat e njeriut, duke siguruar llogaridhënie dhe drejtësi për të gjithë. Kurrë mos harro””
Ky përkujtim vjen në kontekstin e homazheve të shumta shtetërore dhe politike në Reçak, ku liderët kosovarë kanë premtuar vazhdojmësinë e kërkimit të drejtësisë për krimet serbe të luftës.
Masakra e Reçakut mbetet një nga ngjarjet kyçe që ndikoi në ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë, duke shënuar pikën kthese drejt çlirimit.


