
PËRDITËSIM: KEK rikthen Njësinë B2 në operim, forcohet stabiliteti i sistemit energjetik
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka rikthyer Njësinë B2 në operim pas përfundimit me sukses të sanimeve dhe ekzaminimeve, duke sinkronizuar me rrjetin në orën 20:26. Ky zhvillim forcon stabilitetin e sistemit energjetik pas reduktimeve të fundit.






